Sporti

Jose Mourinho parashikon se kush do ta fitojë titullin e Premier League këtë sezon

12/18/2023 11:15
nga:Lorik J

Jose Mourinho ka minimizuar shanset e liderit të Premierligës, Arsenal për të fituar titullin këtë sezon dhe ende ndjen se Manchester City është favorit për të ruajtur titullin e tyre.

Mourinho mendon se thellësia e jashtëzakonshme e skuadrës së Cityt – e mjaftueshme për të futur dy 11 të klasit botëror – përfundimisht do t’i shohë ata përsëri në krye, me Liverpoolin konkurrentin e tyre më të afërt, megjithëse ai do të donte të shihte Arsenalin ta bënte atë një garë me tre ekipe deri në fund.

I pyetur nga ish-mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel në Podcast-in e tij në The Obi One, se kush do të fitojë Premier League, Mourinho u përgjigj: “Man City 51 për qind dhe Liverpool 49”.

Kur u pyet nëse liderët e ligës, Arsenali janë në garë, Mourinho thjesht u përgjigj: ‘Jo.’

/GazetaBlic Sport