Lajme

Jabllanoviq: Albin Kurti ka iluzione të rrezikshme sepse është rritur duke lexuar librat e Enver Hoxhës

12/18/2023 10:38
nga:Genita C

Kryetari i Partisë së Serbëve në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq thotë se me ardhjen e kryeministrit Kurti në pushtet, situata doli jashtë ekuilibrit edhe në Kosovë, por edhe në Serbi.

Jabllanoviq për GazetaBlic thotë se kryeministri Kurti ka iluzione të rrezikshme sepse sipas tij, Kurti është rritur duke lexuar libra të Enver Hoxhës.

“Absolutisht, nuk ka asnjë dilemë. Kurti si fëmijë lexoi shumë libra të Enver Hoxhës dhe për këtë arsye ushqen disa iluzione të rrezikshme”, tha ai.

Sipas Jabllanoviqit Kurti nuk i dëgjon këshillat e aleatëve, por sillet si të jetë kryeministër i një vendi me 50.000.000 banorë

“E shihni që nuk respekton dhe as nuk i dëgjon këshillat e aleatëve të Kosovës! Ai sillet dhe flet sikur të jetë kryeministër i një vendi me 50.000.000 banorë. Ai është një bombë kohore për dialog”, tha Jabllanoviq për GazetaBlic.

“Albin Kurti ka përçarë shqiptarët” | Mustafi-Arifit: Përmes votës more përgjigjen e duhur

Enver Hoxhaj – Albin Kurtit: Mjerim politik