Sporti

Kobbie Mainoo, futbollisti që shkëlqeu kundër Liverpoolit | Të gjithë po flasin për paraqitjen e shkëlqyeshme të tij në ‘Anfield’

12/18/2023 09:59
nga:Lorik J

Një përmbledhje e paraqitjes së mirë të Kobbie Mainoo kundër pretendentëve për titull, Liverpool ka bërë xhiron e mediave sociale – dhe për arsye të mirë.

Në moshën 18 vjeçare, futbollisti i Man United, Mainoo u bë lojtari më i ri i Manchester United në histori që nisi një ndeshje në Premier League kundër Liverpool.

Me vetëm 194 minuta në ekipin e parë para ndeshjes së së dielës. adoleshenti nuk dukej i shqetësuar pasi hyri për të zëvendësuar Bruno Fernandesin e pezulluar.

Në fakt, adoleshenti nuk u mërzit aspak nga Anfield. Ai jo vetëm që dukej rehat në zotërimin e topit, por përfundoi të gjitha pasimet dhe bëri bllokimet e tij kundër skuadrës me përvojë të madhe të Jurgen Klopp.

Erik ten Hag ishte plot lëvdata për Mainoo pas ndeshjes.

“Nëse je mjaftueshëm i mirë, luan pa problem dhe ai e dëshmoi këtë”, tha ai në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.