Sporti

Zhdrella: Kemi oferta zyrtare për tre lojtarë

12/17/2023 23:16
nga:E K

Drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Zhdrella tha se Llapi ka arritur komponimin e skuadrës dhe ka shtuar motivin e ekipit në fund të gjysmë-stinorit të ligës elitare të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Erdhëm pas një fitore të madhe me Ballkanin, motivi është rritur te skuadra. Komponimi i ekipit nuk ka qenë i mirë në fillim, por kemi siguruar rezultatet, ndeshje pas ndeshje ekipi ka marr veten, objektivi është tre vendet e para dhe jemi brenda objektivit, ka vend që ta ndjekim edhe vendin e parë. Mendoj që ndeshjen e fundit e fituam me plotë meritë. Liria ka pasur pak mundësi, kemi kontrolluar ndeshjen dhe arritëm tre pikë shumë të rëndësishme“, tha Zhdrella.

“Kemi oferta për tre lojtarë, Muhamet Hyseni, Ilir Krasniqi dhe Elvir Gashijani, kemi oferta zyrtare, por jemi në negociata”, shtoi ai.