Ish futbollisti tashmë trajner dhe analist i futbollit, Robert Gjeraj i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Gjeraj komentoi fitoren e Malishevës ndaj Dritës duke thënë se ishte fitore e merituar e lojtarëve të drejtuar nga Qëndrim Kida, shkruan GazetaBlic Sport.
“Malisheva ka bërë një fitore të rëndësishme dhe të merituar. Nuk është befasi pasi është hera e dytë që e mposht Dritën e ka mposhtur edhe në vitin e kaluar kur Dritës i duhej për titull. Malisheva është bërë mace e zezë për Dritën. Nën drejtimin e Kidës skuadra po merr shumë pak gola në dallim me fillim të kampionatit“, tha ai.