Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Deri në ora 16:00, kanë dalë të votojnë pesë mijë e 77 votues apo në total është 11.71 përqind dalja në Preshevë.
Ndërkohë, 27.46 për qind është dalja në Bujanoc deri në orën 16:00.
Përndryshe, sot në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare ku shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit po garojnë me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.