Lajme

Serbët e Kosovës udhëtojnë të organizuar drejt kutive të votimit në Serbi

12/17/2023 15:33
nga:G B

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Shumë qytetarë serbë të Kosovës janë nisur nga orët e hershme të së dielës drejt Serbisë, për të votuar në këto zgjedhje.

Nga Graçanica u nisën disa autobusë, por numri më i madh i serbëve të Kosovës, që të organizuar u nisën për të votuar, ishte nga komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.