Lajme

Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni votoni!

12/17/2023 14:14
nga:Genita C

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës për dalje masive për të votuar në zgjedhjet e sotme nacionale në Serbi.

Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vota e shqiptarëve sot është zëri i tyre nesër.

“Të nderuar vëllezër dhe motra të Luginës, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës që të keni përfaqësim! Vota e juaj sot, është zëri i juaj nesër”, është shprehur Daut Haradinaj.