Lajme

Dalje e ulët e qytetarëve për votim në Preshevë deri në ora 12

12/17/2023 13:57
nga:Genita C

4.8 për qind është pjesëmarrja e qytetarëve të Preshevës në votim në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti njoftoi se deri në këtë kohë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mbi 2000 mijë qytetarë.

“Në Preshevë deri në orën 12:00, kanë votuar 2100, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, tha Mehmeti.

Në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.