Lajme

Edhe kandidati për deputet Visar Mehmeti, thotë se Kurti po bën ndarje në Luginë

12/17/2023 12:31
nga:Genita C

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Visar Mehmeti, nga Alternativa e Bashkuar Shqiptare, ka votuar sot në Preshevë.

Memeti tha shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke u bojkotuar këto zgjedhje duke i dhënë mesazh politikanëve shqiptare që kanë kandiduar të ndarë.

Për këtë ndarje tha që e ka fajin kryeministri, Albin Kurti, që sipas tij, po përkrahë një grup politik në Luginë.

Pjesëmarrja e ulët e qytetarëve të Luginës, Arifi: Përçarja po ndodhë me mbështetjen e Kurtit