Sevilla humbi 3:0 në shtëpi kundër Getafes në xhiron e 17-të të La Ligës të shtunën dhe klubi vendosi të shkarkojë trajnerin Diego Alonso pas kësaj. Sevilla mbeti pa një pranverë evropiane, pasi përfundoi e fundit në grupin e Champions League.
Pas ndeshjes, tifozëve të Sevillas iu drejtua zëvendës kapiteni i tyre, Ivan Rakitic.
“Jam keq, e gjithë dhoma e zhveshjes është keq, të gjithë ne që mbajmë stemën e Sevillas. I kërkoj falje njerëzve tanë, tifozëve, atyre që na mbështesin në çdo moment”, tha ai dhe vazhdoi.
“Ky është momenti më i vështirë, më i trishtuar dhe më i komplikuar i karrierës sime, por nuk do të dorëzohem derisa të kthej Sevillan aty ku i takon. Unë premtoj se do të punojmë më shumë se kurrë për ta larguar këtë situatë. Unë jam kapiteni dhe personi më përgjegjës për ekipin. Unë premtoj të bëj më të mirën për të tejkaluar këtë.”
“Duhet t’i përkushtohemi 24 orë në ditë asaj që bëjmë dhe të përgatitemi mirë.” “Duhet të shkojmë për fitore kundër Granadës”, përfundoi Rakitic.
/GazetaBlic Sport


