Sporti

Lockyer i mbijeton atakut kardiak, trajneri i Luton falenderon mes lotëve tifozët

12/16/2023 20:21
nga:E K

Tom Lockyer fiton një “ndeshje” shumë të vështirë mbrëmjen e kësaj të shtune, pasi pësoi atak kardiak në minutën e 66’ të ndeshjes Bournemouth-Luton.

Me ndeshjen që u pezullua dhe u shty për t’u zhvilluar një ditë tjetër, pasi mori konfirmimin se kapiteni i skuadrës së tij ia doli të kalojë rrezikun për jetën, trajneri i Luton, Rob Edwards ka dalë nga dhomat e zhveshjes dhe mes lotëve ka duartrokitur dhe falenderuar tifozët e pranishëm.

Lockyer kishte përjetuar një episod të ngjashëm gjatë finales së playoff-it të Championship-it më 27 maj, ndërsa pas atij momenti iu nënshtrua edhe një operacioni në zemër, megjithatë mbrëmjen e kësaj të shtune mbrojtësi ishte sërish në rrezik për jetën.