Sporti

​Kurti: Kosova shtet i xhudos, natyrisht që Evropiani i Xhudos u mbajt këtu

12/16/2023 18:29
nga:E K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar lart organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë.

Ai ka thënë para të pranishmëve se për shkak se Kosova është shtet i xhudos dhe shtet evropian, atëherë kjo është e natyrshme që ky kampionat të mbahet në Kosovë.

“Kosova është shtet i xhudos, Kosova është shtet evropian, andaj është plotësisht e natyrshme që Kampionati Evropian i Xhudos po mbahet në Kosovë. Faleminderit shumë Majlinda, faleminderit shumë Driton dhe faleminderit juve publik i shkëlqyer që nuk e lini askënd që e doni të humbas asnjë ndeshje.

Ndryshe, 55 shtete morën pjesë në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos në Prishtinë. Kosova fitoi një medalje të artë dhe tri të bronzta.