Lajme

Kelmendi: Asociacioni po ndërtohet i njëjtë sipas ‘Marrëveshjes së 2013’

12/16/2023 18:31
nga:Y I

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së se “vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij”.

Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se qëndrimet e shprehura nga Kurti mbeten dëshira imagjinare që i duan të gjithë.

Ai tha se nuk e kemi punësimin e pritur, s’ka përmirësim të kushteve të punës, ka emigrim masiv të të rinjve etj.

Kelmendi ndër të tjera tha se po ipen ndima për fëmijet dhe të moshuarit në formë lëmoshe.

“Qëndrimet e shprehura nga Kurti  për të arriturat në Kosovë mbeten dëshira imagjinare që i duan të gjithë.”Në vendet e tjera s’i shohin as në enderr rrezultatet e mia”, mbetet një deshirë imagjinare. Lidhur me këto të ‘arritura’ kërkohet të shikohet cështja në dy drejtime: Çështjet e brendshme të Republikës dhe Pozita e Kosoves ne raport me shtete dhe në mekanizmat nderkombëtar”

“Lidhur me çështjet e brendshme është fakt se Kosova në këtë vit kundruall vitit të kaluar ka pak progres.Dëshira ekziston, por mungojnë rrezultatet e nevojshme zhvillimore në vend.Nuk kemi punesim të pritshem dhe as përmirësim të kushteve të punes dhe të pagesave, sikunder që ka edhe kufizime të drejtave në punë.Po vazhdojnë emigrimet masive, Kosova po zbrazet, po ik shtresa më e re dhe vitale për punë dhe mbrojtje.Nuk kemi ndertim de-jure të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.Nuk kemi sigurime shëndetesore dhe as pensionale dhe familjare.Sigurimet sociale janë 100 euro në muaj, edhe pensioni i pleqerisë është 100 Euro.Ipen ndihma për femije dhe per pesioneret në formë të lëmoshës.Kosova nuk ka arritur të bej hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”

“Nuk po mbrohen në masë ligjore të drejtat në punë dhe jashtë saj.Kemi ende burokraci tejet të zmadhuar dhe jo efikase.Mos-funksionimin e Kuvendit e sheh raporti si dukuri jo të mirë në ndërtimin e sistemit te suksesshem plural dhe demokratik. Kerkohet te largohen punësimet partiake, lokole dhe familjare” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se ka stagnim edhe në raport me mekanizmat ndërkombëtar dhe se po ndërtohet Asociacioni i njëjtë sipas ‘Marrëveshjes së vitit 2013’

“Në raport me shtetet dhe me mekakizmat ndërkombetar ka stagnim.Nuk kemi, asnje njohje të re të shtetit të Kosoves tash e dy vite. Kosova nuk eshte njohur ende nga 5 shtetet te UE-se. Kosova nuk është bërë anetare e ndonjë mekanizmi nderkombetar, qoftë në Evrope, qoftë në botë, ne OKB. Po ndërtohet Asociacioni i njejtë mu sipas Marreveshjes se vitit 2013”

“Faktet e theksuara janë kokëfortë. Në këtë anë nuk mund të flitet për ndonjë zhvillim, sepse ky zhvillim mungon, sikunder as per ndonjë te arritur ne raport me jashtë” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Kurti tha sot në mbledhjen e Këshillit të VV-së se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i tyre, teksa ka përmendur edhe rritjen e buxhetit për 35 përqind më shumë.

Po ashtu, ai deklaroi se kanë dyfishuar edhe punësimin e të rinjve.

“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Ne krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar. Ekonomia e Kosovës për dy dekada është shndërruar për plaç për zhvatje. Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet”, ka theksuar Kurti raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Kurti: Në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia

 

“Në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia”- Analisti kosovar i rëndit ‘një e nga një’ dështimet e Kurtit!