Lajme

“Rreziku ende s’ka kaluar”, Ukaj: Deklarata e Osmanit mjaft serioze, është e informuar nga organet e sigurisë!

12/16/2023 15:27
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi dje gjatë adresimit vjetor në Kuvend se “rreziku në Veri ende s’ka kaluar”.

Të njëjtën deklaratë ajo e kishte përsëritur edhe gjatë Samitit të liderve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Osmani kishte thënë para takimit se nga informacionet që posedojnë, Serbia po përgatitet për sulme të reja.

Në lidhje me këto deklarata të presidentes Osmani, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike në vend, Fidan Ukaj.

Ukaj tha se kjo deklaratë e presidentes Osmani është mjat serioze pasi e njëjta me siguri është e infomuar nga organet e sigurisë.

“Organet e sigurisë sigurisht se e kanë informuar presidenten Osmani për këtë rrezik, dhe deklarimi i presidentes rreth kesaje teme mendoje se mund të jetë një situatë mjaft serioze.

“Njoftimi i partnerëve dhe aleateve për mundësinë e një sulmi të tillë do ta shtynte faktorin ndërkombëtar për një presion më të madh mbi Serbinë dhe mundësinë e parandalimit të ketij sulmi të paralajmëruar” deklaroi Ukaj për “Gazeta Blic”.

Pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend e cila tha se “rreziku ende s’ka kaluar” ka ardhur reagimi i KFOR.

KFOR ka thënë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në postimin e KFOR raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Presidentja e nis fjalimin vjetor me sulmin në Banjskë: Kosova u përballë me situatën më të rrezikshme që nga pavarësia

Osmani: Kemi informacione që Serbia po përgatit sulme të reja, do t’i informojë liderët e BE-së

Eksperti i sigurisë: Kosova ka ndërmarr të gjitha veprimet pas 24 shtatorit, NATO do të duhej të ngrit nivelin e saj në fazën preventive