Sporti

Në këtë televizion do të transmetohet Kampionati Evropian i xhudos që do të zhvillohet në Prishtinë

12/16/2023 09:29
nga:Mergim Rreci

Sot prej orës 10:30 do të nis Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.

Dje është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

Në kategorinë e meshkujve, short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

Kjo ngjarje e madhe sportive do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës.