Lajme

Miratohet ligji pë Fondin Sovran- Vjen reagimi i kryeministrit Kurti!

12/15/2023 22:00
nga:Y I

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

62 deputetë, kanë votuar pro këtij projektligji, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.

Lidhur me Fondin Sovran ka shkruar edhe kryeministri Kurti duke thënë se Fondi Sovran do të punojë t’i shndërrojë ndërmarrjet publike në korporata të fuqishme të vendit dhe më gjerë.

“Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej.”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Kuvendi miraton ligjin për Fondin Sovran