Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të dalin në zgjedhjet që mbahen këtë të diele në Serbi.
Bislimi tha se zgjedhjet lokale në Serbi po ballafaqohen me shkelje, pasi si pasojë e pasivizimit shumë votues nuk gjenden në regjistrat e votuesve.
Ai gjithashtu përmendi votuesit nga Kosova që shkojnë në Medvegjë për të votuar, pasi sipas tij, mund të përballen me rrezikun potencial të pengesave administrative në kufi.
Postimi i plotë:


