Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me deputetë të kësaj partie ka vizituar Nasim Haradinaj i cili u lirua dje nga burgu i Hagës,
Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, raporton Gazeta Blic.
“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga” shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:


