Lajme

Ariana Musliu: Mbi 400 milionë euro i humb Kosova, për shkak të masave të vendosura nga BE-ja

12/21/2023 10:31
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu- Shoshi për emisionin “Expose” ka theksuar se i vetmi shtet evropian që është nën sanksione, është Kosova.

Ajo ka treguar se si Kosova po humb miliona euro, për shkak se është nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Dëmet për shkak të masave janë goxha të mëdha. Nuk ka asnjë shtet evropian i cili është nën masa, është vetëm Republika e Kosovës e cila është nën masa të BE-së”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

“Nuk mendoj që është një Republikë që duhet të jetë nën masa, për faktin e vetëm që të gjitha këto shtet të BE-së janë ato të cilat kanë pasur kontributin kryesor bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, thotë ajo.

Kosova, sipas saj, është një fëmijë që është krijuar vetë nga Bashkimi Evropian.

“Nnëse ne si shtet aplikojmë për anëtarsim në Bashkimin Evropian, aplikojmë që të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare siç është ajo më e rëndësishmja, pra Këshilli i Evropës dhe aspirojmë që të jemi anëtarë të NATO-së, duhet që të kemi një strategji të qartë sesi do t’i qasemi, sepse nuk ka mundësi që t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare ne si opozitë, pra që i kemi votu janë diku 819 milionë dhe shumica prej tyre diku rreth 400 milionë të jenë të moszbatueshme dhe kjo është vetëm për faktin që ne jemi nën masa dhe kur jemi nën masa pra fondet e ipas dhe fondet e tjera, projektet e tjera madhore është shumë problem që të zbatohen”, thotë ajo.