Sporti

Ish mbrojtësi i Milanit e ‘godet’ Piolin: Nuk më konsideronte fare, duhet të marrë përsipër gabimet e veta

12/15/2023 10:18
nga:Mergim Rreci

Një vit kaloi te Milani si i huazuar, aventurë që nuk shkoi aspak ashtu siç e kishte menduar. Sergino Dest zhvilloi vetëm 11 ndeshje gjatë sezonit të fundit me kuqezinjtë.

Nga të cilat vetëm katër si titullar. Kartonin e tij e zotëron Barcelona, që gjatë verës e huazoi sërsh, por tashmë te PSV në vendlindje.

Aty ku 23-vjeçari i linjës së djathtë (mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë) po paraqitet shumë mirë me skuadrën që po shkëlqen deri në këtë fazë të sezonit.

Në lidhje me çfarë nuk funksionoi te Milani, Dest theksoi se “fajtor”, përveç tij, ishte trajneri Stefano Pioli. I cili sipas tij nuk e kishte fare në konsideratë.

“Kam kaluar momente të vështira te Milani, por tani jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si PSV. Dhe që po luaj, po marr minuta.

Eredivisie ndoshta nuk është në nivelin e Serie A apo La Ligas, dy kampionate të shkëlqyera, por bëra një hap pas për të hedhur dy përpara…

Milan? Nuk jam i inatosur, nuk kam asgjë kundër trajnerit Pioli. Janë gjëra që ndodhin. Por, në ato raste që jam aktivizuar nuk mendoj se jam paraqitur keq.

Por, Pioli nuk më kishte fare në konsideratë. Sigurisht që edhe unë kam gabimet e mia, i pranoj, ashtu siç ai duhet të marrë përsipër gabimet e veta.

Aktualisht nuk i ndjek ndeshjet e kuqezinjve. Milani është e kaluara, jam i përqendruar vetëm te PSV”, u shpreh anësori i djathtë holandez.