Lajme

Lirohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë

12/15/2023 08:15
nga:Sh R

Policia e Kosovës njofton se rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, e cila në disa vende kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rreth orës 04:00 të mengjesit është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

“Lusim qytetarët / shoferët e automjeteve që të kenë në komunikacionim rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës”, thuhet në njoftim.