Lajme

Sot moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu

12/15/2023 07:19
nga:Sh R

Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore.

“Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, njofton IHMK.