Sporti

Fanellat e Messit nga Kupa e Botës në Katar u shitën 7.2 milionë euro

12/14/2023 20:27
nga:L J

Shtëpia e ankandit Sotheby shiti gjashtë fanella të veshura nga kapiteni i skuadrës argjentinase të futbollit Lionel Messi gjatë Kupës së Botës të vitit të kaluar në Katar për 7.2 milionë euro.

Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror vitin e kaluar.

“Këto fanella historike përkujtojnë një nga momentet më të rëndësishme në sport dhe lidhen me kulmin e karrierës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave,” shpjegoi përfaqësuesi i Sotheby’s, Brahm Wachter.

/GazetaBlic Sport