Sporti

Shevchenko pritet të bëhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës

12/14/2023 17:48
nga:Lorik J

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko po shkon për një rol të ri në vendin e tij si President i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Ish-sulmuesi është i vetmi kandidat i paraqitur për këtë pozitë, sipas raportimeve të mediave, në zgjedhjet për presidentin e ri të UAF që do të mbahen më 25 janar.

Shevchenko kishte qenë tashmë ndihmës trajner nën Mykhaylo Fomenko në vitin 2016, më pas mori rolin e trajnerit kryesor të ekipit kombëtar nga korriku 2016 deri në gusht 2021, duke mbikëqyrur 52 ndeshje.

Roli i tij i vetëm si trajner ishte në Serie A me Genoan nga nëntori 2021 deri në janar 2022.

Sheva gjithashtu publikoi së fundmi një libër me kujtimet e tij që mbulon përvojat e fëmijërisë së tij, si dhe karrierën e tij futbollistike në Dinamo Kyiv, Milan dhe Chelsea.

/GazetaBlic Sport