Lajme

Pse sheshet nga ‘Zahir Pajaziti’ e deri te ‘Ibrahim Rugova’ mbetën pa u dekoruar?- Deklarohen nga Komuna!

12/14/2023 15:31
nga:Y I

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Përparim Rama, me datën 3 nëntor ka nënshkruar kontratën për “Dekorimin e shesheve për festat e Fundvitit”.

Kjo kontratë u nënshkrua me çmim total 35 mijë e 400 euro.

Por përkundër emërtimit të kontratës me “Dekorimi i shesheve për festat e fundvitit”, në kryeqytet këtë vit u dekorua vetëm sheshi ‘Xhorxh Bush’, kështu duke u lënë anash sheshet ‘Zahir Pajaziti’, ‘Nënë Tereza’, ‘Skënderbeu’ e ‘Ibrahim Rugova’.

Insajderi ka kontaktuar me Komunën e Prishtinës, të cilët thanë se këtë vit kontrata me vlerë prej 35 mijë e 400 euro ka qenë e paraparë të dekorohet vetëm sheshi ‘Xhoxh Bush’. Ndërsa sipas tyre sheshet tjera do të dekorohen së shpejti nga bizneset private, e jo nga Komuna.

“Këtë vit ka qenë e paraparë që të dekorohet sheshi “Xhorxh Bush” me kontartën aktuale në vlerë prej 35 400EUR me anë të së cilës janë dekoruar të gjitha pjesët e sheshit më të ri në Kryeqytet duke përfshirë edhe shtëpizat, dhe ku shumë shpejtë do të organizohen aktivitete të ndryshme festive për të shënuar festat e fundvitit. Ndërsa, pjesët tjera të Kryeqytetit do të dekorohen nga bizneset private në ditët në vijim”, thanë nga Komuna e Prishtinës.

Pamje të sheshit ‘Xhorxh Bush’ pas dekorimit, dhe pamje të sheshit ‘Skënderbeu’ i pa dekoruar: