Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë shpallur si tre finalistët për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s 2023.
Ky çmim ndahet për lojtarët më të shquar nga periudha 19 dhjetor 2022 deri më 20 gusht 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Fituesi i çmimi do të zbulohet në një ceremoni në Londër më 15 janar 2024. Një total prej 12 lojtarësh u nominuan fillimisht për çmimin “Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj” , të zgjedhur nga një panel ekspertësh.
Nga kjo listë e ngushtë, tre finalistët janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport/