Lajme

Parandalohet kontrabandë me mallra në Gjilan, konfiskohet tekstil në vlerë 7 mijë euro

12/14/2023 11:11
nga:N K

Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka zhvilluar një operacion, ku në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është parandaluar kontrabanda me mallra.

Një mjet i cili po vinte nga shteti fqinj, dyshohet se përmes rrugëve malore kishte për qëllim kontrabandën e tekstilit në Kosovë.