Skuadra e PSG’së do të luajë në Champions League në fazën e eliminimit, pasi ka siguaruar kalimin tutje nga vendi i dytë në grup.
Barazimi i sotëm ndaj Dortmundit dhe humbja e Newcastle ia mundësoi kalimin tutje parisienëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, në fazën e eliminimit, PSG e pret ‘ferri’, pasi pritet të ketë kundërshtarë tejet të fortë.
Ja kundërshtarët e mundshëm të PSG’së tutje:
Bayern Munich
Arsenal
Real Madrid
Real Sociedad
Atlético de Madrid
Manchester City
FC Barcelona
/GazetaBlic Sport