Sporti

Ndërhyrja e vitit, Sule e shpëton Dortmundin nga goli i sigurt

12/13/2023 21:32
nga:Lorik J

Skuadra e PSG ka pasur mundësi të artë shënimi ndaj Dortmundit.

Ishte sulmuesi, Kylian Mbappe, i cili e kaloi edhe portierin e ekipit gjerman, por s’e gjeti golin, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbappe nuk arriti të shënonte, pasi goditjen e tij e ndali në mënyrë fantastike mbrojtësi, Nicolas Sule.

Sule me një ndërhyrje fantastike, e largoi topin nga vija fatale.

Rezultati momental i takimit është 0-0.

/GazetaBlic Sport