Sporti

Manchester City mposht Yllin e Kuq, 6 fitore në 6 ndeshjet e grupeve të Champions League

12/13/2023 20:41
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar sonte ndaj Yllit të Kuq të Beogradit.

City me ‘rezerva’ fitoi ndaj Yllit të Kuq të Beogradit me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Micah Hamilton realizoi golin e avantazhit pas 19 minutave lojë, kurse Bobb shënoi golin e dytë për Citizens pas një ore lojë.

Hwang im Beom ngushtoi avantazhin, teksa Kalvin Philipps shënoi në të 83’të nga penalltia për 1-3.

Krejt në fund, Katai shënoi golin e dytë të Yllit të Kuq dhe vulosi rezultatin final 2-3.

City e mbylli grupin me 6 fitore, nga po aq ndeshje, teksa Ylli i Kuq dështoi si zakonisht me vetëm 1 pikë të grumbulluar në Champions League.

/GazetaBlic Sport