Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha paralajmëron ndryshim të taktikave që sipas tij do të jenë për rrënimin e Republikës së Kosovës.
Këtë deklaratë, Berisha e dha për GazetaBlic ku thotë se Glauk Konjufca e Besnik Bislimi do të mundohen të tërheqin opionin për të shpëtuar kryeministrin Kurti.
“Taktikat komuniste të rrënimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës, këtë fundvit do të ndryshojnë. Të gjithë do të tentojnë me fjali e deklarata, jo vetëm Bislimi, por edhe Glauku edhe të tjerët, në korin “anti Republikë e Kosovës” të tërheqin opinionin dhe kritikën në përgjithësi, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë Kryemashtruesin Albin Kurti, në mënyrë që ai të mundë te ripërdoret pas zgjedhjeve në SHBA dhe BE për ta goditur përfundimisht karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, tha Berisha.
“Më herët e kemi dëgjuar kryenegociatorin e tradhtisë Bislimin të thotë se, në momentin kur pranohet çfarëdo asociacioni, Besnik Bislimi nuk është më në bisedime! Njëjtë deklaroi Kryeparlamentari, “as asi as ksi” Asociacioni. Pra, në mendësitë komuniste – dikratoriale, finalja don theror. Aludimi se SHBA thanë se “drafti nuk cenon kushtetutën” dhe se “Albini përmes kerkesës për nënshkrim po bënë “luftë” antizajednicë” është mashtrimi i radhës”, thotë Berisha.
Tutje, Berisha përmendi deklaratën e Bislimit i cili gjatë ditë së djeshme tha se: “Qeveria s’ka garantuar se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.
Sipas tij kjo është fyerje për popullin e Kosovës.
“Pra definitivisht po shohim kalkulimin për të fituar kohë, në mënyrë që në mandatin tjetër të formohet Zajednica, që në faktë ashtu siç është paraqitur çon ose në konfederatën serboshqiptare në Republikën e Kosovës ose ndarjen definitive të Kosovës. Këto dy alternativa lexohen në këto deklarata.”, thotë ai.
Sipas Berishës, është tepër urgjente që kjo Qeveri të largohet sa më shpejt nga pushteti, teksa shton se pret revoltë popullore.
“Pas kësaj deklarate e shoh tepër të arsyeshëm qëndrimin e PDK-së, dhe kërkesën e saj që sa me shpejt të largojmë këte qeveri nga pushteti. Personalisht kam pritur dhe pres revoltë popullore në krye të të cilës duhet të jenë “kategoritë e dala nga lufta” ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin. Kjo po duket është e vetmja formë për të ndalur degradimin dhe zhbërjen e shtetit nga kjo qeveri”, shtoi ai.
Sipas Berishës, pas gjithë këtyre situatave po dalin fjalët e Kadri Veselit.
“Këta njerëz që sot udhëheqin me shtetin e penguan vendin në zhvillim e integrim për 10 vjet, me qëllim që të vijnë në pushtet dhe të degradojnë çdo të arritur në shtetin e shoqërinë tonë. Po del fjala e kryetarit Veseli, këta do ta kthejnë Serbinë në Kosovë”, tha Berisha për GazetaBlic.


