Lajme

Deputetja e VV-së: Qeveria u bëri dhuratë të mirë fëmijëve dhe pensionistëve

12/13/2023 19:21
nga:Y I

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për muajin dhjetor të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç.

Po ashtu, në mbledhjen e parafundit të qeverisë, Kurti ka deklaruar se këtë muaj edhe pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro, përveç pensionit të rregullt.

Këtë vendim, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mirlinda Tishukaj Sadiku, e quajti dhuratë shumë të mirë dhe se beson që kjo kategori të shoqërisë meriton trajtim të tillë.

“Qeveria Kurti edhe vitin e kaluar ka pasur pakon ekonomike, ku ka dhënë edhe për rastet sociale, e po ashtu ka dhënë nga 100 euro edhe për studentët, për punëtorët e sektorit publik e privat, prandaj nuk është një politikë që ka ndodhur sot, por kjo po ndodh në vazhdimësi”.

Ajo iu kundërpërgjigj atyre që këtë lëvizje po e quajnë lëmoshë, duke shtuar se është një ndihmë për këto kategori të caktuara të shoqërisë.

/Klan Kosova/