Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 fitoi mbi 50% të votave duke arritur të formojë e vetme Qeverinë.
Ajo la pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Një rezultat të mirë të këtij subjekti politik, po e parashikojnë njohësit e çështjeve politike, edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Analisti, Arbnor Sadiku, tha për “Gazeta Blic” se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të ketë primatin e partisë së parë por s’e nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë.
“LVV si duket në zgjedhjet tjera do ketë primatin e partisë së parë por konsideroi që nuk do të mund vet ta themeloi Qeverinë” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”.
Sa i përket opozitës, Sadiku, tha se e njëjta duhet të jetë më aktive.
“Opozita perveç duhet jetë me aktive, duhet jetë e koordinuar në raport me pushtetin për ti gjet pikat e dobëta jo vetem në dialog por edhe në fushat si ekonomia, shendetësia,mireqenia, punësimi etj” tha analisti Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku, Analist
Edhe profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, opozitën e Kosovës (PDK, LDK, AAK), po e sheh të ‘lodhur’ dhe pa kauzë.
Ai parashikon një fitore mbi 65% të LVV-së në zgejdhjet e ardhshme.
“Qeveria aktuale ka shumë gabime në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, arsimin, shëndetësinë, dhe shumë fusha të tjera. Megjithatë, opozita ka humbur besimin dhe nuk ka ofruar nje alternativë të qëndrueshme. Ata duhet të kuptojnë se duhet të jenë të gatshëm të ndryshojnë dhe të ofrojnë një vizion të qartë dhe të besueshëm për popullin. Asnjëherë historikisht, opozita në Kosovë nuk ka qenë kaq e dobtë, e pa kauzë, dhe e pa orientuar. Udhëheqësit e opozitës kanë humbur përgjegjësinë duke larguar nga skena persona me pervojë në shumë fusha dhe duke propozuar kandidatë jo profesionistë dhe pa guxim për të marrur përgjegjësi.Sic duket, ata nuk janë te gatshëm të jenë alternativa e besueshme për qytetarët. Kjo është një mundësi e mirë për VV-në të shfrytezojë situaten dhe të arrijnë një fitore te madhe ne zgjedhjet e ardhshme, deri në mbi 50%” ka deklaruar Gërxhaliu raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Gërxhaliu: Opozita sterile LDK- PDK, do të mundësojë fitoren e VV me mbi 50% në zgjedhjet e ardhshme


