Sporti

Tifozët e Dinamo Zagreb përpara Ballkanit: Kjo nuk është një garë që duhet të na kënaqë, por duhet fitorja nesër

12/13/2023 17:34
nga:Lorik J

Të enjten në orën 21:00, Dinamo Zagreb do të luajë një ndeshje kyçe për kalimin e grupit të Konferencës së Ligës ndaj Ballkanit, kampionit të Kosovës.

Një pikë do të mjaftojë për vendin e dytë në grup për ekipin kroat.

Bad Blue Boys, tifozët e ekipit kroat kanë reaguar para takimit me Ballkanin.

“Nesër në Maksimir luajmë një ndeshje vendimtare për kalimin e grupit. Kjo nuk është një kompeticion që duhet të kënaqë tifozët e Dinamos, por kalimi më tej sjell ndeshje të reja europiane në fillim të vitit të ardhshëm. Sigurisht një ndeshje e rëndësishme që, në përveç rëndësisë së rezultatit, shërben edhe si një motiv për derbin në të cilin kërkojmë fitoren për fundin e këtij viti!” thuhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport