Sporti

Pritet atmosferë e jashtëzakonshme | Derbi Liverpool – Man Utd do ketë më së shumti tifozë në ‘Anfield’ në 50 vjet e fundit

12/13/2023 16:37
nga:Lorik J

Liverpooli pret të mirëpresë më shumë se 57,000 tifozë në Anfield për ndeshjen ndaj Manchester United të dielën – numri i tyre më i madh në 50 vitet e fundit.

Hapja e sektorit të ri në stadium u bë e mundur pasi klubi mori të gjitha licencat e nevojshme për shëndetin dhe sigurinë nga Këshilli Bashkiak i Liverpool-it pas një testi të suksesshëm të hënën mbrëma.

Do të jetë ndeshja më e ndjekur në Anfield që nga prilli i vitit 1973, kur Reds i Bill Shankly barazuan 0-0 me Leicesterin në Kategorinë e Parë të vjetër.

Ndeshjen e ndoqën 56202 persona.

/GazetaBlic Sport