Lajme

“S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia”, Jashari: Deklarata e Konjufcës paralajmërim për zgjedhje të reja!

12/13/2023 15:37
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit Konjufca se nuk ka Asociacion pa njohje nga Serbia.

Jashari thekson se deklarata të tilla nuk janë asgjë tjetër përveç përhapjes së mjegullës dhe paqartësisë që bëhet qëllimisht.

“Deklaratat e  Konjufcës, se nuk ka Asociacion pa njohje nga Serbia, nuk janë asgjë tjetër përveç përhapjes së mjegullës dhe paqartësisë që qellimisht bëhët, për të amortizuar pakënaqësit pas pranimit të Asociacionit të cilin e kishin kundërshtuar më shumë se një dekadë”

Ai tutje shton se këto deklarime mund të bëhen edhe si paralajmërim i zgjedhjeve të reja të parakohshme.

“Mundësi tjetër mund të jetë edhe paralajmërimi i zgjedhjeve të reja të parakohshme dhe tendenca që të krijojnë një ide tek elektorati se gjoja nuk do të ketë asociacion, për të tentuar të fitojnë edhe një mandat me premtimin se sdo të ketë nënshtrim para faktorit ndërkombëtar e as para Serbisë”

“Nuk ka asnjë logjikë që kryeministri pranon publikisht se ka pranuar marrveshjen, kërkon ta nënshkruajnë palët dhe të implementohet. Përderisa kryekuvendari që nuk është pjesë e ekzekutivit dhe që nuk është vendimmarres as në parti deklaron diqka krejt të kundërt. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç një mashtrim i radhës” deklaroi Jashari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar ditë më parë për “Zërin e Amerikës” se nuk ka Asociacion pa njohje nga Serbia.

Konjufca ka thënë se nëse koncepti i vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, atëherë Kosova s’ka asnjë obligim që të bëjë hapa në drejtim të Asociacionit.

/Gazeta Blic/

Glauk Konjufca: S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia