Lajme

Ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë / Vërshojnë komentet ndaj Kurtit: E ka lëshuar dorën babadimri

12/13/2023 14:26
nga:N K

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për ndarjen e 100 eurove shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat e rregullta si dhe 100 euro për pensionistë, raporton GazetaBlic.

Pas këtij vendimi të qeverisë, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka publikuar një fotografi të kryeministrit Kurti si baba-dimër, duke shkruar mbishkrimin, “Gëzuar!”.

Rreth kësaj teme ka reaguar edhe Agron Demi, njohës i çështjeve ekonomike.

Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se nuk po mundohen të identitfikojnë familjet që kanë më së shumti nevojë për 100 euro.

“Babadimri në formë të 100 eurove. Kjo qeveri as nuk është ka lodhet fare së paku me i identifiku familjet që kanë më së shumti nevojë për ato 100 euro. Po ja fusin shabllon, pse me u lodhë. Vetëvendosje e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht është ka qeverisë me ‘libër’ të tij”, ka shkruar ai në facebook.