Liga e Kampioneve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e fundit të grupeve.
Grupi F do të jetë sonte i “zjarrtë”, me PSG, Newcastle dhe Milan që luftojnë për pozitën e dytë, sepse Dortmund e ka siguruar vendin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
PSG ka 7 pikë në vendin e dytë dhe nuk do të ketë aspak punë të lehtë ndaj Dortmund në Gjermani, atje ku me një humbje të mundshme dhe me një fitues nga ndeshja, Newcastle – Milan, do të eliminohej nga Liga e Kampionëve.
Trajneri i ‘Milionerëve’, Edin Terzic ka deklaruar se pavarësisht që skuadra e tij e ka siguruar kualifikimin, do të jap 100% për të marrë fitore në ‘Signal Iduna Park’.
Ja formacionet e mundshme të ndeshjes:
Dortmund: Kobel; Sule, Hummels, Schlotterbeck, Bensebaini; Sabitzer, Ozcan; Reus, Brandt, Bynoe-Gittens; Fullkrug
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Lee, Ugarte, Vitinha; Barcola, Kolo Muani, Mbappe
/GazetaBlic Sport/