Lajme

Arrestohet një person, kishte sulmuar fizikisht një femër në Rahovec

12/13/2023 09:49
nga:Sh R

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur një femër.

Rasti ka ndodhur të martën në Rahovec si dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 12.12.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.