Sporti

Luis Enrique: Kritika të padrejta për Donnarumma-n, ai është një nga portierët më të mirë në botë

12/13/2023 08:47
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Borussia Dortmund, ku vetëm me fitore do të ishte i sigurt për të arritur në fazën e 1/16, foli në veçanti për portierin, Donnarumma, i cili së fundmi është kritikuar së fundmi.

Luis Enrique u shpreh se sipas tij kritikat ndaj italianit janë të padrejta, ndërsa theksoi se Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë.

“Për mua kritikat janë të padrejta, ai është një nga portierët më të mirë në botë dhe është i mrekullueshëm brenda dhe jashtë fushës. Kur mbrojtësit dhe sulmuesit bëjnë gabime nuk ka probleme, kur një portier bën gabime është gjithmonë kaos. Kam besim të madh te të gjithë lojtarët e mi”-deklaroi kreu i stolit të PSG-së.