Sporti

Liga e Kampionëve vjen sonte me ndeshje fantastike, ‘zjarr’ në Grupin F

12/13/2023 08:05
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampioneve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e fundit të grupeve.

Grupi F do të jetë sonte i “zjarrtë”, me PSG, Newcastle dhe Milan që luftojnë për pozitën e dytë, sepse Dortmund e ka siguruar vendin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG ka 7 pikë në vendin e dytë dhe nuk do të ketë aspak punë të lehtë ndaj Dortmund në Gjermani, atje ku me një humbje të mundshme dhe me një fitues nga ndeshja, Newcastle – Milan, do të eliminohej nga Liga e Kampionëve.

Interesant pritet të jetë edhe në Grupin H, atje ku Porto dhe Shakhtar do të kërkojnë kalimin tutje nga pozita e dytë dhe momentalisht kanë nga 9 pikë.

Ja të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen:

 

/GazetaBlic Sport/