Lajme

Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve: Zyrtarë të EULEX-it vijnë e rrinë para zyrës tonë

12/12/2023 22:38
nga:Genita C

Veterani i luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi e ka kritikuar Gjykatën Speciale se po ka tendencë për ta njollosur luftën e UÇK-së.

Duke folur për arrestimin e Haxhi Shalës, Qeriqi ka thënë se të kjo po ndodh si përpjekje për t’i mbuluar dështimet e saj.

“Unë gjatë kësaj vere disa herë i kam parë pjesëtarët e EULEX-it që kanë qëndruar para zyrës sonë me makina duke qëndruar aty për disa orë”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka thënë se nuk e di arsyen e ndaljes së veturave të EULEX-it para zyrës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës.