Lajme

IKD: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dikasteri qeveritar më transparent!

12/12/2023 15:25
nga:Y I

Në bazë të një raporti të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është renditur si Ministria më transparente raporton “Gazeta Blic”.

MBPZHR ka grumbulluar 20 pikë nga 30 sa ishin gjithsej.

Sipas këtij raporti të publikuar, bëhet e ditur, se një numër i konsiderueshëm i vendimeve të Minsitrit të MBPZHR janë të publikuara në faqen zyrtare.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e mban vendin e parë për vitin e dytë radhazi sa i përket transparencës.