Sporti

Hugo Lloris pritet të transferohet tek skuadra e njohur në Premier League

12/12/2023 14:06
nga:Mergim Rreci

Lëndimi i portierit Nick Pope ka bërë që Newcastle të kërkojë në dritaren e ardhshme të merkatos një zëvendësues për “gardianin” e përfaqësueses angleze.

Sipas “The Sun”, Hugo Lloris është një nga kandidatët e mundshëm për të mbrojtur portën e “magpies”.

Portieri veteran ka përfunduar në stol te Tottenhami, që nënshkroi me Vicarion verën e kaluar. Performanca e italianit e ka lënë francezin pa mundësi aktivizimi, kështu që Lloris mund të mendojë largimin nga Londra për t’u bashkuar me Newcastle, ku do të rifitonte minutat dhe rolin e titullarit.