Lajme

Kryetari i Kamenicës thotë se nuk ka pasur diskriminim në ndarje të buxhetit për komunat e vendit

12/12/2023 13:57
nga:Sh R

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka reaguar lidhur me ndarjen e buxhetit nga Qeveria e Kosovës duke theksuar se nuk ka pasur diskriminim në shpërndarje të tij, qoftë mbi baza partiake apo rajonale.

Sipas kryetarit, Kadri Rahimaj janë disa faktorë që ndikojnë në barazinë e shpërndarjes së buxhetit në nivel qendror, duke mos aloduar në zanafillën e diskriminimit me baza partiake dhe rajonale.

“Zanafilla e diskriminimit mbi bazën partiake dhe rajonale mund të evidentohet lehtë. Përgjatë vitit 2018, nga qeverisja e asaj kohe, Komunës së Ferizajit ju ndanë 7 projekte të reja për financim në vlerë prej 7,050,000€, ndërsa Komunës së Gjakovës ju ndanë 10 projekte të reja për financim në vlerë prej 8,103,000€, ndërsa në vitin 2019, Komunës së Ferizajit ju ndanë 11 projekte të reja për financim në vlerë prej 5 milionë euro, ndërsa Komunës së Gjakovës ju ndanë 14 projekte të reja për financim afërsisht 6 milionë euro”, ka shkruar Rahimaj në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë: