Sporti

E grushtoi gjyqtarin, presidenti i Ankaragucu bën deklaratë skandaloze

12/12/2023 12:14
nga:Mergim Rreci

Episodi i trishtë i ndodhur në Turqi po bën xhiron e botës, më konkretisht në ndeshjen Ankaragucu-Rizespor, referuar kampionatit kryesor turk, ku presidenti vendas, Faruk Koca, sulmoi arbitrin Halil Umut Meler.

Një situatë që çoi në pezullimin e futbollit për një periudhë të pacaktuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Faruk Koca, një nga tre të arrestuarit pas sulmit, deklaroi edhe për gazetarët e pranishëm në stadium: “Ky incident u zhvillua për shkak të vendimeve të gabuara dhe sjelljes provokuese të arbitrit. Qëllimi im ishte të reagoja verbalisht dhe t’i pështyja në fytyrë, por përfundova duke e goditur me grusht. Por grushti që hodha nuk do t’i japë fraktura. Pasi e godita, gjyqtari qëndroi i palëvizshëm për pesë ose dhjetë sekonda dhe vetëm atëherë u hodh në tokë”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/