Sporti

Manchester United – Bayern Munich, formacionet e mundshme

12/12/2023 09:24
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me ndeshjet vendimtare, ndeshje këto të xhiros së fundit.

Vëmendja e madhe është tek Grupi A, atje ku Manchester United, Galatasaray dhe Copenhangen kërkojnë kalimin tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayern Munich renditet në vendin e parë me 13 pikë, Copenhagen, pas gjermanëve, me 5 pikë, në vendin e 3-të pozicionohen “Luanët” e Galatasaray, me 5 pikë, ndërsa në vendin e fundit, të grupit janë “Djajtë e Kuq”, me 4 pikë, duke lënë çdo gjë të hapur për sfidat e fundit.

Në sfidat e sotme mes Manchester United – Bayern Munich dhe Copenhagen – Galatasaray, do tëvendoset gjithçka.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që do të zhvillohet në ‘Old Trafford’:

Manchester United: Onana; Wan-Bissaka, Maguire, Varane, Shaw; McTominay, Mainoo; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund

Bayern Munich: Neuer; Laimer, Upamecano, Kim, Guerreiro; Goretzka, Kimmich; Musiala, Muller, Sane; Kane

/GazetaBlic Sport/