Sporti

Ballkani ka dy ndeshje më pak në Superligë, këto janë datat kur mund t’i zhvillojë

12/11/2023 19:43
nga:L J

Skuadra e FC Ballkanit pësoi humbjen e parë në kampionatin e Kosovës në futboll në fundjavën e kaluar, megjithatë nuk u largua nga pozita e liderit.

FC Ballkani ndodhet në vendin e parë me 38 pikë pas 17 xhirove, me 7 pikë më shumë se Drita e Llapi, por ka dy ndeshje më pak.

Klubi nga Suhareka ka dy ndeshje më pak ndaj Dritës dhe Gjilanit, shkaku i impenjimeve që kishte në arenën ndërkombëtare, më saktësisht në grupet e Conference League.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’ këto dy takime do të zhvillohen sezoni vjeshtor të marrë fund n/ futbollin vendor. Takimi me Dritën pritet të zhvillohet me 20 dhjetor, teksa ai me Gjilanin katër ditë më pas. Deri tani nuk ka diçka të vendosur zyrtarisht, por këto janë dy datat më të favorshme për t’u zhvilluar ballafaqimet.

Kujtojmë se sezoni vjeshtor përfundon në këtë fundjavë.

/GazetaBlic Sport