Sporti

Camavinga nuk ka dyshime: “Bernardo Silva është më i forti që jam përballur ndonjëherë deri më tani”

12/11/2023 16:21
nga:L J

Një fillim i jashtëzakonshëm i sezonit për Eduardo Camavinga.

Mesfushori i Real Madridit, në sezonin e tij të parë në Spanjë, e ngriti në qiell Ligën e Kampionëve në sezonin 2021-2022, por nuk arriti të arrijë suksesin e dyfishtë duke u eliminuar sezonin e kaluar nga Manchester City, i cili më pas mundi Interin në finalen e Stambollit. Kjo nuk i fshin gjërat e mira të treguara nga lojtari që ende po bën shumë mirë.

I intervistuar nga AS, futbollisti francez i është përgjigjur pyetjes se kush ka qenë kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur: “Mendoj se ishte Bernardo Silva vitin e kaluar”, kur skuadra e Guardiolës mposhti madrilenët 4-0.

/GazetaBlic Sport